Takim prezantimi tek KMSH

Tiranë, 07 Shtator 2016.  Kryetarja e sapoemëruar e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, u prezantua nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Zoti Blendi Klosi, pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ata u pritën nga Kryetari i këtij Komuniteti z. Skënder Brucaj.

Ministri Klosi, pasi siguroi se bashkëpunimi reciprok mes MMSR dhe KMSH do të vazhdojë,  përgëzoi KMSH dhe KSHK për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira të deritanishme dhe shprehu bindjen se këto do të vazhdojnë edhe më tej me Kryetaren e re.

Znj. Aliko falenderoi Kryetarin e KMSH  z. Brucaj për pritjen dhe  shprehu vlerësimin për punën e bërë nga ky Komunitet në nivel social, ekonomik dhe edukativ. Ajo siguroi bashkëpunimin e mëtejshëm e të frytshëm mes dy institucioneve, mbi bazën e respektit reciprok.

Kryetari Brucaj, nga ana e tij, uroi Znj. Aliko për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë takim ishin të pranishëm z. Lirim Neziraj, anëtar i KSHK, z. Ylli Cikalleshi, Kancelar i KMSh dhe z. Astrit Zharri, Drejtor i arsimit pranë Komunitetit Mysliman.