Takim prezantimi tek Kryegjyshata Botërore Bektashiane

Tiranë, 07 Shtator 2016. Sot Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Zoti Blendi Klosi, prezantoi Znj. Loreta Aliko si Kryetare të Komitetit Shtetëror për Kultet,  pranë Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Ata u pritën nga Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Ministri Klosi shprehu bindjen e tij në vazhdimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes MMSR dhe KBB dhe uroi Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj për përvjetorin e Ngritjes se Odeonit, Tempullit të Shenjtë të Bektashinjve.

Kryetarja e KSHK znj. Aliko, falenderoi kreun e bekashinjve për pritjen e ngrohtë, dhe duke e uruar për këtë ditë që përkon me njëvjetorin e ngritjes së këtij simboli të Botës Bektashiane, shprehu vlerësimin e saj per rolin e Komunitetit Bektashian në jeten socio – ekonomike shqiptare. Ajo siguroi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy palëve.

Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nga ana e tij përgëzoi znj. Aliko për detyrën e re dhe shprehu gatishmërine për vijimin e bashkëpunimit të frytshëm mes KBB dhe KSHK.

Në këtë takim ishin të pranishëm z. Lirim Neziraj, anëtar I KSHK dhe z. Nuri Cuni, sekretar i KBB.