Takim prezantues me Imzot Angelo Massafra, President i Konferencës Ipeshkvnore dhe Arqipeshkv Mitropolit Shkodër-Pult

Ne datë 13 Tetor 2016, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, pati një takim prezantimi me Imzot Massafra, President i Konferencës Ipeshkvnore dhe Arqipeshkv Metropolit i Shkodër – Pultit. Në këtë takim znj. Aliko shoqërohej nga anëtari I KSHK, z. Rrok Logu.

Imzot Massafra shprehu mirëseardhjen, urimet dhe kënaqësinë e Tij për emërimin e znj. Aliko në krye të KSHK dhe ndau gëzimin e Tij për emërimin e Dom Ernest Simonit si Kardinal i Kishës Katolike. Arqipeshkvi siguroi për vijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh mes Kishës Katolike të Shqipërisë dhe Komitetit të Kulteve.

Duke falenderuar Arqipeshkvin për pritjen e ngrohtë, znj. Aliko uroi për emërimin e Kardinalit të Ri si një ngjarje e rëndësishme për Kishën Katolike të Shqipërisë. Kryetarja shprehu bindjen dhe gatishmërinë e KSHK për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy institucioneve.