Takim prezantues në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Në vijim të takimeve prezantuese me bashkësitë fetare, në datën 6 tetor 2016, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Zoti Blendi Klosi, prezantoi, Kryetaren e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, pranë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (KOASH). Në takim ata u pritën nga kreu i KOASH-it, Fortlumturia e Tij, Anastasi.

Ministri Klosi, vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme dhe shprehu bindjen që edhe në të ardhmen këto marrëdhenie do të jenë në lartësinë e duhur.

Fortlumturia e Tij, Anastasi, i uroi suksese znj. Aliko, shprehu mirenjohje për rolin e deritanishëm të KSHK-së, si dhe shprehu gatishmërinë e KOASH-it, për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në këtë takim ishin gjithashtu të pranishëm z. Artan Kosti, anëtar i KSHK-së, z. Elird Qendro, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në MMSR, Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi e Tij Andoni dhe Hirësi Asti, Peshkop i Bylisit.