IMG_7561IMG_7122 IMG_1124 IMG_1108 IMG_1106

1-3 qershor 2017

 

Me iniciativën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Gjermani dhe me ftesë të Bundestagut gjerman, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, së bashku me përfaqësues të bashkësive fetare në Shqipëri, mori pjesë në takimin e 22-të ndërkombëtar “Mëngjesi i lutjeve”, të organizuar në Berlin. Delegacioni shqiptar, me mesazhet e rëndësishme të bashkëjetesës e harmonisë fetare në vend të reflektuara në fjalët përshëndetëse e larg sloganeve, tërhoqi në mënyrë të veçantë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, duke marrë prej tyre vlerësime e konsiderata të veçanta.

Takimi i pasdites i organizuar nga Nehemiah Gateway, në ambientet e saj, me temë: “Religious Communities in Albania: An inspiring model of religious harmony in times of religious extremism”, u shoqërua me transmetimin e një filmimi të shkurtër – dëshmi e harmonisë fetare në Shqipëri, si dhe me kumtesat e anëtarëve të delegacionit shqiptar me këtë rast. Interesimi ishte mjaft i madh nga përfaqësuesit e ndryshëm të ambasadave në Berlin, si dhe nga funksionarët e lartë të parlamentit europian në çështjet e lirisë fetare, të cilët shprehën vlerësime e përgëzime të rëndësishme për shembullin harmonioz shqiptar.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm të evidentimit të vlerave paqedashëse të bashkësive fetare shqiptare, morën pjesë dhe përshëndetën: Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Gjermani, z. Artur Kuko, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, përfaqësuesit e pesë bashkësive fetare në Shqipëri: z. G. Aga, Nënkryetar i KMSH-së, Hirësi Andoni, Mitropolit i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Dom Gj. Meta, Vikar i Përgjithshëm i Dioqezës Tiranë-Durrës për Kishën Katolike, Kryegjyshi Botëror i Kryegjyshatës Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Pastor Y. Doçi, Kryetar i VUSH-it, si dhe znj. Donika Hoxha, Drejtore e Drejtorisë së Diplomacisë Publike, Partneriteteve dhe Diasporës, në Ministrinë e Jashtme.