foto 1 - hotel colosseo

Shkodër 8 shkurt 2018

Një reflektim teologjiko-shpirtëror mbi Islamin sot, si dhe shkëmbimi i praktikave të mira për të favorizuar marrëdhëniet me myslimanët në Evropë, ishte boshti i takimit të pestë të delegatëve të Konferencave Ipeshkvnore në Evropë (CCEE). Në këtë simpozium të organizuar nga Kisha Katolike në Shqipëri, u ftua edhe Kryetarja e Komitetit shtetëror për kultet, znj. Aliko. Tema qendrore e aktivitetit, që përputhet me rolin mbështetës të shtetit në procesin e dialogut ndërfetar, si një mjet për ruajtjen e harmonisë fetare, u trajtua nga shumë të pranishëm nga vende të ndryshme të Evropës.