60726068_2733287090019252_603571573718253568_n
61287848_2733285363352758_7374106569719414784_n

23 maj 2019

Kolegji Universitar Bedër dhe Fondacioni H. Ali Korça, me mbështetjen e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, organizuan programin treditor “Instituti për Liri Fetare dhe Demokraci”, në punimet e së cilës mori pjesë edhe Kryetarja e KSHK-së, znj. Loreta Aliko.
Në panelin e diskutimit me temë “Shteti dhe feja”, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet trajtoi çështje të marrëdhënieve të shtetit me fenë dhe rolit rrregullator të Komitetit në këtë drejtim, si dhe iu përgjigj interesimit të studentëve të universiteteve të ndryshme publike e private.