Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në periudhën 27 maj – 26 qershor do të kenë aktivitete të rëndësishme me rastin e Festës së Muajit të Ramazanit, të cilat do të ndiqen së afërmi nga përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror për Kultet.

Edhe bashkësitë e tjera fetare do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh gjatë muajit qershor, që mund të jenë edhe të paparashikuara, për të cilat Komiteti Shtetëror për Kultet do të jetë pjesë aktive e tyre.

Projektet e ndërmarra nga Komiteti Shtetëror për Kultet:

Që prej muajit nëntor 2016, Komiteti Shtetëror për Kultet ka ndërmarrë projektin e identifikimit dhe evidencimit të objekteve të kultit në të gjithë territorin e vendit. Për këtë qëllim, angazhimi i përfaqësuesve të tij nëpër rrethe do të jetë i vazhdueshëm dhe intensiv.