Tiranë, 23 tetor 2015 – Kryetari dhe anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet urojnë drejtuesit e Kryegjyshatës Botërore Bektashianë për ditën e Hashures.

Në vizitën e zhvilluar në ambientet e KBB, përfaqësuesit e Komitetit u pritën nga kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Në mesazhin e tij, z. Ilir Dizdari, uroi drejtuesit e KBB-së dhe të gjithë besimtarët myslimanë. Ai u shpreh se dita e Hashures përkujtohet nga e gjithë bota myslimane si dita kur ndodhi ngjarja më e dhimbshme e historisë së njerëzimit. “Dita e Hashures është një ditë e rëndësishme për besimtarët myslimanë. Në këtë ditë përkujtohet nipi i profetit Muhamed, Imam Hysejni, i cili afro 1400 vjet më parë, në Qerbela të Irakut, u masakrua së bashku me 72 besimtarët që e shoqëronin” – tha Dizdari.

Pas vizitave të urimin në KBB, përfaqësuesit e Komitetit vizituan dhe uruan nga afër edhe përfaqësuesit e tarikateve Halveti, Kadiri dhe Rifai.

KBB lajmi  Rifai lajmi  Kadridte lajmi 1  Kadrite lajmi  Aleviane lajmi  DSC_0689