Gjirokastër, 10 qershor 2014 - Anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet z. Servet Gura dhe z. Artan Kosti, ishin për një vizitë pune në qytetin e Gjirokastrës, ku zhvilluan disa takime me autoritetet fetarë lokalë dhe një vizitë në shkollën e mesme fetare, “Kryqi i Nderuar”, të administruar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë,.

Në këtë vizitë pune, anëtarët e Komitetit, vizituan Myftininë dhe Mitropolinë e Gjirokastër, ku u priten nga administratori i myftinisë dhe Mitropoliti, Hirësia e Tij Dhimitri.

Në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit lokalë fetar, u diskutua mbi mbarëvajtjen e veprimtarive të tyre dhe problemeve që ata hasin në kryerjen e detyrës. Gjatë bisedës, një rëndësi e veçantë iu kushtua dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit midis komuniteteve, karakteristikë e cila përbën një rëndësi të veçantë për besimtarët e Gjirokastrës dhe për mbarë besimtarët shqiptar.

Më pas, anëtarët kryen edhe një vizitë në shkollën e mesme “Kryqi i Nderuar” të këtij qyteti, ku u priten nga drejtori i shkollës, zoti Thanas Bej, i cili, i informoi gjerësisht mbi veprimtarinë arsimore në këtë shkollë, si dhe programin dhe kurrikulat e kësaj shkolle.

Gjate vizites ne Mitropoline Gjirokaster Vizite ne shkollen Kryqi i Nderuar