Berat, 26 maj 2014 - Anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet z. Servet Gura dhe Artan Kosti, ishin për një vizitë pune në qytetin e Beratit, ku patën disa takime me autoritetet fetar lokalë dhe vizita në shkollat fetare.

Në këtë vizitë pune, anëtarët e Komitetit, vizituan Myftininë dhe Mitropolinë e Beratit, ku u priten nga Myftiu, Efendi Murat Duro dhe, Mitropoliti, Hirësia e Tij Ignati.

Në takimet me përfaqësuesit lokalë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale në Berat, u diskutua mbi mbarëvajtjet e punëve dhe problemet që ata hasin në kryerjen e detyrës. Gjatë takimit, një rëndësi e veçantë iu kushtua dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit midis komuniteteve, karakteristikë e cila përbën një rëndësi të veçantë për të gjithë besimtarët shqiptar.

Më pas, anëtarët ishin për një vizitë edhe Medresenë e Beratit, ku u priten nga drejtori i Medresesë, zoti Tolga Kazan, i cili, i informoi gjerësisht mbi veprimtarinë arsimore në këtë shkollë dhe programin e saj.

 

Takim me Mitropolitin Ignati 2 Takim me Myftiun Murat Duro 2Medreseja Berat 2