Vizitë pune në njësitë lokale fetare në Librazhd, Pogradec dhe Korçë

Tiranë, 02 nëntor 2016 – Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, e shoqëruar nga anëtarët e Komitetit z. Servet Gura, z. Artan Kosti dhe z. Rrok Logu, zhvilluan një vizitë punë në institucionet lokale fetare në qytetet e Librazhdit, Pogradecit dhe Korçës për tu takuar me drejtuesit e këtyre institucioneve dhe për të diskutuar rreth mbarëvajtjes së punës dhe problematikave që ata hasin në ushtrimin e veprimtarisë fetare në nivel lokal.

Gjatë këtyre vizitave, përfaqësuesit e Komitetit u pritën nga Myftiu i Librazhdit z. Taulant Bica, Myftiu i Pogradecit, z. Namik mahmutllari, Myftiu i Korçës, z Ledian Cikalleshi, si dhe nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joan Pelushi.

Pasi u njoh me veprimtaritë fetare në këto qytete, Kryetarja e Komitetit znj. Aliko ju shprehu Myftijve dhe Mitropolitit të Korçës vlerësimet për punën e realizuar prej institucioneve që ata drejtojnë dhe për kontributin që ata japin në zhvillimin e jetës sociale dhe kulturore në vend. Gjithashtu, znj. Aliko i informoi drejtuesit fetar për nismat e fundit të ndërmarrë nga institucioni ynë dhe Qeveria shqiptare për përshpejtimin e disa proceseve të ndryshme që kanë të bëjmë me mbarëvajtjen e punëve të bashkësive fetare.

Në fund të takimeve, znj. Aliko ju kërkoi drejtuesve fetar vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe ju bëri me dije se Komiteti Shtetëror për Kultet mbetet përherë i gatshëm dhe i hapur për të bashkëpunuar në çdo rast të nevojshëm.

Fotot e mëposhtme janë përkatësisht: takimi me Myftinjtë e Librazhdit, të Pogradecit dhe të Korçës si edhe Mitropolitin e Korçës

Takimi me Myftiun e Librazhdit  tekst 3

Tekst 5  Tekst 6