Komiteti Shtetëror për Kultet

Kreu

Videokonference me homologun Maqedonas
Videokonference me homologun Maqedonas
Videokonference me homologun Maqedonas
Videokonference me homologun Maqedonas
Videokonference me homologun Maqedonas
Videokonference me homologun Maqedonas
Videokonference me homologun Maqedonas
Videokonference me homologun Maqedonas
Videokonference me homologun Maqedonas
Videokonference me homologun Maqedonas
Slide 8

28-30 nëntor 2023

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku mori pjesë në Konferencën Ministrore tre ditore të Aleancës Ndërkombëtare për Lirinë Fetare/Besimit.
Slide 8

26-27 nëntor 2023

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku pritet në një takim zyrtar nga Presidenti i Dikasterit për Dialogun Ndërfetar në Vatikan, Shkëlqesia e Tij, Kardinali Miguel Angel Ayuso Guixot dhe personalitete të tjera në Selinë e Shenjtë.
Slide 8

16 shkurt 2023

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku mbajti një fjalë përshëndetëse në Konferencën “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”.
Slide 8

10 shkurt 2023

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku priti një grup studentësh të Universitetit të “New York”-ut.
Slide 8

26 maj 2022

Kryetari i Komitetit Shtetëror merr pjesë në aktivitetin kulturoro-fetar “Ditët e dyerve të hapura”.
Slide 8

21-23 gusht 2022

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në pelegrinazhin “Ditët e Tomorrit”.
Slide 8

13-16 maj 2022, North Rhine-Westphalia (NRW)
Gjermani

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Simpoziumin me temë: “Harmonia fetare dhe toleranca, një vlerë e shtuar shqiptare në Europë”.
Slide 8

12-13 prill 2022, Shkup

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Takimin e Parë mbi Çështjet Fetare ndërmjet Vendeve të Rajonit të Ballkanit, në Maqedoninë e Veriut.
Slide 8

Nëntor 2021

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet merr pjesë në ceremoninë e nderimit të Imzot Angelo Massafra “Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër”.
Slide 1

Dhjetor 2021

Takimi i fundvitit me krerët e Bashkësive Fetare
Slide 8

24 nëntor 2021

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet mban një fjalë përshëndetëse në Konferencën shkencore për vendosjen e Qendrës Botërore Bektashiane në Shqipëri.
previous arrow
next arrow

Rreth Nesh

Komiteti Shtetëror për Kultet është institucion qendror, person juridik, në varësi të Kryeministrit.

Misioni i tij kryesor është garantimi i së drejtës kushtetuese të lirisë së besimit dhe fesë, nëpërmjet funksionit rregullator dhe bashkërendues në marrëdhëniet mes shtetit dhe  bashkësive/organizmave fetare.

Nxitja e dialogut mes aktorëve të mësipërm, në nivel qendror dhe lokal, me qëllimin final për t’u vënë në shërbim  të shoqërisë shqiptare, përbën një nga shtyllat e aktivitetit institucional.

Komiteti Shtetëror për Kultet, në zbatimin ligjor të funksionit të tij, mbron dhe promovon, brenda e jashtë vendit, vlerat e larta të bashkëjetesës tradicionale fetare shqiptare.

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Komitetin Shtetëror për Kultet

Në zbatim të VKM nr. 459, datë 23/09/1999, “Për krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet” dhe VKM nr. 602, datë 10/09/2014, institucioni zbaton politikat qeveritare lidhur me fenë. Ai raporton pranë zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë dhe, duke qenë institucion qendror shtetëror, i nënshtrohet legjislacionit në fuqi për administratën publike, përfshirë këtu edhe gjithë mekanizmat monitorues shoqërues.

Komiteti Shtetëror për Kultet, si një ent buxhetor, në parashikimet dhe shpenzimet e fondeve të alokuara për realizimin e objektivave, monitorohet dhe kontrollohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe organizmat auditues të saj.

Shërbimet që ofrohen nga KSHK

Komiteti Shtetëror për Kultet nuk ofron shërbime për publikun e gjerë, por adreson dhe zgjidh problematikat që mund të lindin mes bashkësive/organizmave fetare dhe institucioneve të ndryshme shtetërore, në nivel qendror dhe/apo vendor.

Shaking hands