Komiteti Shtetëror për Kultet

Nunci Apostolik dekorohet me urdhërin "Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike"

L.Aliko ne dekorimin e Nuncit Apostolik 2020-10-12

12 Tetor 2020 – Tiranë

Me ftesë të Kryeministrit, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të Nuncit Apostolik, Charles John Brown, me urdherin “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.

Ky dekorim është shenjë e vlerësimit të qeverisë shqiptare për dashurinë e shprehur ndaj popullit shqiptar dhe përpjekjet paqedashëse, në forcimin e dialogut ndërfetar, të Arqipeshkvit Brown, gjatë viteve të shërbimit të tij, në vendin tonë.

Pas tre vitesh në krye te Nunciaturës Apostolike, Arqipeshkvi Brown do të largohet nga Shqipëria në drejtim të Filipineve.

Nunci Apostolik dekorohet me urdhërin “Ylli i Madh”