Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetarja dhe anëtarja e Komitetit Shtetëror për Kultet morën pjesë në aktivitetin e bamirësisë së Zyrës së Gruas të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Aktiviteti i bamirësisë i organizuar nga Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

23 Nëntor 2018 – Tiranë

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, dhe anëtarja e KSHK-së, znj. Florida Jahollari, morën pjesë në aktivitetin artistiko-fetar dhe panairin e bamirësisë, të organizuar nga Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në mjediset e Universitetit “Bedër”, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj.

Në fjalën përshëndetëse, znj. Aliko vuri në dukje rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla në edukimin dhe brumosjen e ndjenjave kombëtare tek rinia e vendit, në gjurmët e figurave patriotike fetare. Ajo përgëzoi Zyrën e Gruas të KMSH-së për iniciativat e dobishme dhe mesazhet sensibilizuese që përcjell.

Aktivitet Bamiresie
Bulevardi “Zogu I”, Nd. 9, H. 4, Ap. 7, Tiranë
E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
             E Premte: 08:00 – 14:00
Aktivitet Bamirësie i Zyrës së Gruas së KMSH