Skip to main content

Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku ishte i ftuar në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Misioni i OSBE në Maqedoninë e Veriut, për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e parandalimit dhe kundërvënies ndaj radikalizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm
Slide 8

21 korrik 2026

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe Anëtarja e Komitetit, Znj. Valbona Duri, morën pjesë në Forumin Europian Ndërfetar dhe Dialogun Rajonal Shumëpalësh “Shared Sacred Flourishing – Lulëzimi i Përbashkët Shpirtëror”.
previous arrow
next arrow

Rreth Nesh

Komiteti Shtetëror për Kultet është institucion qendror, person juridik, në varësi të Kryeministrit.

Misioni i tij kryesor është garantimi i së drejtës kushtetuese të lirisë së besimit dhe fesë, nëpërmjet funksionit rregullator dhe bashkërendues në marrëdhëniet mes shtetit dhe  bashkësive/organizmave fetare.

Nxitja e dialogut mes aktorëve të mësipërm, në nivel qendror dhe lokal, me qëllimin final për t’u vënë në shërbim  të shoqërisë shqiptare, përbën një nga shtyllat e aktivitetit institucional.

Komiteti Shtetëror për Kultet, në zbatimin ligjor të funksionit të tij, mbron dhe promovon, brenda e jashtë vendit, vlerat e larta të bashkëjetesës tradicionale fetare shqiptare.

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Komitetin Shtetëror për Kultet

Në zbatim të VKM nr. 459, datë 23/09/1999, “Për krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet” i ndryshuar, institucioni zbaton politikat qeveritare lidhur me fenë. Ai raporton pranë zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë dhe, duke qenë institucion qendror shtetëror, i nënshtrohet legjislacionit në fuqi për administratën publike.

Komiteti Shtetëror për Kultet, si një ent buxhetor, në parashikimet dhe shpenzimet e fondeve të alokuara për realizimin e objektivave, bashkëpunon me Ministrinë përgjegjëse për Financat dhe auditohet nga Drejtoria përgjegjëse për Auditimin pranë Kryeministrisë.

Shërbimet që ofrohen nga KSHK

Komiteti Shtetëror për Kultet nuk ofron shërbime për publikun e gjerë, por adreson dhe zgjidh problematikat që mund të lindin mes bashkësive/organizmave fetare dhe institucioneve të ndryshme shtetërore, në nivel qendror dhe/apo vendor.

Shaking hands