28-30 nëntor 2023
28-30 nëntor 2023
26-27 nëntor 2023
16 shkurt 2023
10 shkurt 2023
26 maj 2022
21-23 gusht 2022
13-16 maj 2022, North Rhine-Westphalia (NRW)
Gjermani
12-13 prill 2022, Shkup
Nëntor 2021
24 nëntor 2021
Rreth Nesh
Komiteti Shtetëror për Kultet është institucion qendror, person juridik, në varësi të Kryeministrit.
Misioni i tij kryesor është garantimi i së drejtës kushtetuese të lirisë së besimit dhe fesë, nëpërmjet funksionit rregullator dhe bashkërendues në marrëdhëniet mes shtetit dhe bashkësive/organizmave fetare.
Nxitja e dialogut mes aktorëve të mësipërm, në nivel qendror dhe lokal, me qëllimin final për t’u vënë në shërbim të shoqërisë shqiptare, përbën një nga shtyllat e aktivitetit institucional.
Komiteti Shtetëror për Kultet, në zbatimin ligjor të funksionit të tij, mbron dhe promovon, brenda e jashtë vendit, vlerat e larta të bashkëjetesës tradicionale fetare shqiptare.
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Komitetin Shtetëror për Kultet
Në zbatim të VKM nr. 459, datë 23/09/1999, “Për krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet” dhe VKM nr. 602, datë 10/09/2014, institucioni zbaton politikat qeveritare lidhur me fenë. Ai raporton pranë zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë dhe, duke qenë institucion qendror shtetëror, i nënshtrohet legjislacionit në fuqi për administratën publike, përfshirë këtu edhe gjithë mekanizmat monitorues shoqërues.
Shërbimet që ofrohen nga KSHK
Komiteti Shtetëror për Kultet nuk ofron shërbime për publikun e gjerë, por adreson dhe zgjidh problematikat që mund të lindin mes bashkësive/organizmave fetare dhe institucioneve të ndryshme shtetërore, në nivel qendror dhe/apo vendor.