Politika e Ruajtjes së Privatësisë
PËRMBAJTJA
- SI PËRDOREN INFORMACIONET TUAJA NGA KSHK
- PERSONAT QË PARAQESIN NJË KËRKESË/ ANKESË PRANË KSHK
- VIZITORËT E FAQES SONË TË INTERNETIT
- LIDHJET ME FAQET E TJERA
- TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE ISH PUNONJËSIT E KSHK
- AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE DHE PËRHAPJA E TYRE
- NDRYSHIMET NË NJOFTIMIN MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
- ANKESA APO PYETJE
- POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT
- KONTAKTE
1) SI PËRDOREN INFORMACIONET TUAJA NGA KSHK
-
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Komiteti Shtetëror për Kultet (në vijim KSHK), mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin që mund të disponohet në lidhje me individët të cilët paraqesin kërkesa për marrje informacioni, ankesa të ndryshme, dhënie konsulence, etj.
-
Komiteti Shtetëror për Kultet, për natyrën dhe rolin e tij, nuk ofron shërbime për publikun dhe nuk mban e trajton të dhëna personale të personave që mund të paraqesin ankesa/kërkesa pranë tij.
Kur paraqitet një kërkesë apo ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga punonjësi përkatës i cili më parë është njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit dhe me Programin e Transparencës lidhur me të drejtën e informimit, të miratuara nga KSHK.
-
KSHK disponon faqen zyrtare të institucionit: www.KSHK.gov.al. Më anë të saj, Komiteti Shtetëro për Kultet transmeton informacione dhe kjo bëhet në zbatim të ligjit 119/2014, “ Për të drejtën e informimit”. Nëpërmjet faqes zyrtare, Komiteti jep informacion mbi bazën ligjore, rolin dhe misionin e tij, organikën, veprimtaritë, të dhëna të përfshira në Programin e Transparencës, etj. KSHK nuk mbledh asnjë informacion mbi personat që konsultojnë këtë faqe në mënyrë që të mos identifikojë asnjë vizitor. Faqja zyrtare e KSHK është e hostuar nga AKSHI.
KSHK nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë të përdorë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Komiteti Shtetëror për Kultet nuk grumbulln nga kjo faqe ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çfarëdo burimi që të vijë.
Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Kërkimi është bërë i mundur nga një pjesë hardware (një ‘aplikacion’ kërkim) që furnizohet nga Google dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkimet trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë, duke përfshirë vetë Google.
Nëse ne të ardhmen, do të grumbullohen informacione për identifikimin personal nëpërmjet faqes sonë të internetit, kjo do të njoftohet paraprakisht, duke qartësuar qëllimin dhe mënyrat e identifikimit.
-
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.
-
Të dhënat personale mbi punonjësit aktualë apo ish punonjësit ruhen sipas legjislacionit në fuqi: Ligjit nr. 7961, datë 12/07/1995, “ Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, Ligjit nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, ligjit nr. 9154, datë 06/11/2003, “ Për arkivat”, i ndryshuar dhe Rregullores së brendshme të KSHK. Në rast nevoje të palëve të treta, për qëllime statistikore apo monitorimi, të dhënat nuk transmetohen, pa informuar paraprakisht personat në fjalë.
-
Komiteti Shtetëror për Kultet, përveç të dhënave të mësipërme, nuk zotëron të dhëna të tjera personale. Ai nuk mbledh dhe përhap të dhëna personale, përveç rastit të mësipërm. Aksesi në të dhënat personale që disponon institucioni, i nënshtrohet VKM nr. 459, datë 23/09/1999, “ Për krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet”, Urdhër nr. 186, datë 03/08/2006 dhe Rregullores së brendshme të institucionit.
-
Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt, duke vlerësuar politikën e privatësisë si një aspekt të nevojshëm në veprimtarinë e punës së KSHK-së.
-
Për çdo informacion lidhur me politikat e privatësisë për KSHK, shprehemi të gatshëm t’ju përcjellim informacione apo shpjegime. Institucioni për përmirësimin e saj mirëpret sugjerime në adresën: komitetishk@kshk.gov.al.
-
Ruatja e atyre të dhënave personale që disponojmë bëhet në respekt të mbrojtjes së informacionit nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.
KSHK është i angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e tij.
KSHK merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.
Stafi i Komitetit Shtetëror Për Kultet i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua japë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. KSHK vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. KSHK monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet në lidhje me sigurinë.
-
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën institucionale të privatësisë mund të dërgohen:
- elektronikisht me e-mail në adresën: komitetishk@KSHK.gov.al
- në mënyrë shkresore në adresën: Blv. Zogu I, Nd. 9, H. 4, Ap. 7, 1016, Tiranë
- telefonikisht në numrin: 042227131