Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, mori pjesë në Konferencën hapëse të projektit: “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”

Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm

6 Nëntor 2019 – Tiranë

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, ishte pjesë e panelit hapës të Konferencës me temë: “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Në fjalën e saj, Znj. Aliko analizoi faktorët e aktorët e mundshëm që ndikojnë në rritjen e qëndrueshmërisë dhe ripërtëritjes së komuniteteve lokale për të përballur fenomenet e ekstremizmit fetar dhe plagët sociale. Ajo, në emër të Komitetit Shtetëror për Kultet, vlerësoi këtë iniciativë dhe shprehu gatishmërinë institucionale për të mbështetur projektet konkrete në këtë drejtim.

Konferenca KMSH-Amb.USA
Kryetarja
Bulevardi “Zogu I”, Nd. 9, H. 4, Ap. 7, Tiranë
E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
             E Premte: 08:00 – 14:00
Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm