Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetarja e KSHK-së, znj. Loreta Aliko merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të VUSH

Kryetarja e KSHK në Asamblene e VUSH

20 mars 2019 – Shëngjin

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko dhe Anëtarja znj. Florida Jahollari, morën pjesë në sesionet e zhvilluara me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Në fjalën e saj, znj. Aliko falënderoi VUSH për kontributin që jep në jetën arsimore, kulturore e shoqërore të vendit, duke vënë në dukje, gjithashtu, nivelin e lartë të bashkëpunimit mes KSHK-së dhe VUSH-it, në zbatim të kuadrit ligjor të Komitetit Shtetëror për Kultet.

Në punimet e këtij viti, kjo Asamble zgjodhi Kryetarin dhe Anëtarët e Komitetit Drejtues të VUSH.

Asambleja VUSH 1
Asambleja VUSH 2
Bulevardi “Zogu I”, Nd. 9, H. 4, Ap. 7, Tiranë
E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
             E Premte: 08:00 – 14:00
Kryetarja e KSHK merr pjesë në Asamblenë e VUSH