Komiteti Shtetëror për Kultet

Komiteti Shtetëror për Kultet pret Delegacionin për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare dhe Grupet, të Maqedonisë së Veriut.

Takim me homologun Maqedonas

28-29 Tetor 2019 – Tiranë

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko dhe Anëtarë të Komitetit, organizuan një pritje dy-ditore për Komisionin për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare dhe Grupet, të Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Z. Darijan Sotirovski. 

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe ndërajonal, mes dy delegacioneve u bisedua për çështje të legjislacioneve përkatëse mbi fenë dhe mbi organizimin e një rrjeti të përbashkët bashkëpunimi mes homologëve. 

Gjithashtu, u oganizuan takime pune me përfaqësues të bashkësive fetare dhe u kryen vizita në Muzeun e Artit Mesjetar, në Kishën e Ristozit dhe Xhaminë e Mirahorit, në Korçë.

Vizite ne muzeun e Korçes 1
Vizite ne muzeun e Korçes 2
Bulevardi “Zogu I”, Nd. 9, H. 4, Ap. 7, Tiranë
E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
             E Premte: 08:00 – 14:00
Aktivitetet
Takim me homologun Maqedonas