Bulevardi “Zogu I”, Nd. 9, H. 4, Ap. 7, Tiranë
E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
E Premte: 08:00 – 14:00
E Premte: 08:00 – 14:00
Design by E. Aliko ©
Copyright © 2025 Komiteti Shtetëror për Kultet
4-5 Shkurt 2020 – Tiranë
Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, dhe anëtari, z. Artan Kosti, ishin të ftuar në Konferencën e nivelit të lartë “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së”, e cila shënoi aktivitetin e parë të këtij lloji të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.
Në këtë konferencë, e cila u zhvillua në Tiranë, morën pjesë delegacione zyrtare nga vendet anëtare të OSBE-së, drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore shqiptare, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj.
Në të u diskutua gjerësisht për kontributin shqiptar pёr shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, për tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyer fetare, si dhe mbi sfidat aktuale në luftën kundër antisemitizmit, duke shqyrtuar edhe mundësitë e ndërveprimit mes shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për të promovuar vlerat e tolerancës fetare.