Komiteti Shtetëror për Kultet

Ndarja e çmimit "Vlerat Familjare"

Vlerat e familjes 2020-02-08a

8 Shkurt 2020 – Tiranë

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, dhe Anëtarja znj. Florida Jahollari, morën pjesë në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimit “Vlera familjare”, e organizuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Në këtë mbrëmje kulturore, fitues i çmimit për vitin 2019, u shpall “Qendra e Shërbimeve Pro Pak Down Syndrome Albania”, për rolin e saj në mbështetje të familjeve me fëmijë me këtë sindromë, për të lehtësuar sadopak problematikat e tyre në përditshmërinë e tyre, si dhe për t’i bërë ata të aftë të integrohen në shoqëri.

Aktiviteti vijoi me ekspozitën e pikturës së artistes Aubrie Mema, në qendër të së cilës ishte familja dhe dhe zanafilla e jetës.

Bulevardi “Zogu I”, Nd. 9, H. 4, Ap. 7, Tiranë
E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
             E Premte: 08:00 – 14:00
Ndarja e çmimit “Vlerat Familjare”