Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku, merr pjesë në konferencën: “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në konferencën: “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”.

18 nëntor 2021

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në konferencën: “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”.

 

Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, z. Klodjan Bulku, dhe anëtari i këtij institucioni, z. Servet Gura, ishin pjesë e tryezës së përbashkët të konferencës hapëse të fazës së tretë të projektit: “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Në qendër të këtij aktiviteti, të zhvilluar sot në mjediset e “Hotel Tirana”, ishin diskutimet mbi rëndësinë e këtij programi me në fokus brezat e rinj, edukimin e tyre me frymën e duhur të bashkëjetesës në shoqërinë shqiptare, si dhe konsolidimi i nismave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet bashkëpunimit të gjithanshëm institucional dhe promovimit të mëtejshëm të tolerancës fetare dhe mirëkuptimit në Shqipëri.

Në këtë tryezë, pjesë e projektit të mbështetur financiarisht nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, morën pjesë Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, znj. Yuri Kim, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. z. Vincenzo Del Monaco, zv. Ministrja e Arsimit në Shqipëri, znj. Albana Tole, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Albert Dervishaj, Drejtoresha e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, znj. Lejdi Dervishi, si dhe myftij, imamë, studentë teologjie, etj.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në konferencën: “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”.