Videokonferencë me homologun e Maqedonisë së Veriut
15 Mars 2020 – Tiranë
Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, zhvilloi një videokonferencê me homologun, z. Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare dhe Grupet, të Maqedonisë së Veriut.
Takimi ishte vazhdë e bashkëpunimit dypalësh disa vjeçar, me fokus në shkëmbimin e eksperiencave dhe konsultime për përmirësimin e kuadrit ligjor të të dy vendeve, si edhe për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me garantimin e të drejtës së lirisë së besimit dhe fesë.
Videokonferencë me homologun e Maqedonisë së Veriut