Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Simpoziumin me temë: “Harmonia fetare dhe toleranca, një vlerë e shtuar shqiptare në Europë”.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Simpoziumin me temë: “Harmonia fetare dhe toleranca, një vlerë e shtuar shqiptare në Europë”.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Simpoziumin me temë: “Harmonia fetare dhe toleranca, një vlerë e shtuar shqiptare në Europë”.

 

13-16 maj 2022

North Rhine-Westphalia (NRW)

Gjermani

Tradita shekullore shqiptare e harmonisë fetare, ishte tema qendrore e takimeve treditore të zhvilluara në Landin e North Rhine-Westphalia (NRW) të Gjermanisë, me nismën e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Komitetin Shtetëror për Kultet.

  

Në këtë veprimtari të rëndësishme të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare shqiptare, delegacioni shqiptar, i përbërë nga Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet Z. Klodjan Bulku, anëtari i Komitetit Z. Servet Gura, dhe përfaqësues të bashkësive fetare në vend, zhvilloi një dialog konstruktiv dhe të një rëndësie të veçantë me drejtuesit më të lartë të Landit të NRW-së, ku u mirëpritën dhe zhvilluan takime frytdhënëse me Z. Stephan Holthoff-Pförtner, Ministër i NRW-së për Çështjet Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare; Z. Klaus Wegener, President i Shoqatës së Marrëdhënieve me Jashtë të Landit të NRW-së; Znj. Julia Jacob dhe Z. Rudolf Jelinek, bashkëkryetarë të Bashkisë Essen; Znj. Edeltraud Klabuhn, Kryetare e Bashkisë së Duisburgut; Z. Stephan Keller, Kryetari i Bashkisë së Dusseldorfit; Znj. Marion Koppers, Zv.Kryetare e Bashkisë së Bocholt; Z. Milazim Jusaj, Zv. Kryetar i Qarkut Hagen-Nord dhe Kryetar i Këshillit të Integrimit OV-Boele-Kabel-Garenfeld; Znj. Adelheid Feilcke, Drejtoresha e “Deutsche Welle” për Europën.

 

Në simpoziumin me temë: “Harmonia fetare dhe toleranca, një vlerë e shtuar shqiptare në Europë”, të zhvilluar në qytetin e Essenit, Kryetari i KSHK-së, Z. Bulku, në fjalën e mbajtur me këtë rast, e vuri theksin në rolin e rëndësishëm që ka luajtur shteti shqiptar në ringritjen dhe konsolidimin e institucioneve fetare në Shqipëri. “Që në nismat e para të institucionalizimit të tyre, shteti ka njohur legjitimitetin e institucioneve fetare, duke hartuar ligje dhe akte nënligjore në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me konventat ndërkombëtare që garantojnë liritë e të drejtave të njeriut” – nënvizoi Z. Bulku, duke paraqitur edhe një prezantim të shkurtër të veprimtarisë së KSHK-së, si institucion qendror shtetëror, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ri-institucionalizimin e institucioneve fetare pas rënies së regjimit komunist në vitet ’90-të dhe kontributin e vazhdueshëm që jep ky institucion në garantimin e lirisë së besimit, të ndërgjegjes e të fesë dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtyre vlerave. Në këtë kuadër, Z. Bulku u shpreh se “KSHK vijon të luajë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me besimet fetare në Shqipëri duke punuar fuqimisht për garantimin e lirisë së besimit dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, duke respektuar laicitetin, duke qenë asnjanës në çështjet e besimit, duke njohur barazinë e bashkësive fetare dhe duke respektuar pavarësinë e tyre. Ndër të tjera, Z. Bulku theksoi se “ne jemi të angazhuar dhe punojmë fort që këto vlera t’ja lëmë trashëgim brezave të ardhshëm, ashtu sikurse na i lanë të parët tanë, por edhe t’i ofrojmë ato si model shembullor për mbarë botën”, duke e vënë theksin te fakti se “marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëjetesa ndërfetare në Shqipëri po bëhen përherë e më të njohura dhe të vlerësuara si një model i veçantë në të gjithë Botën”.

Në simpoziumin e mbajtur në Essen, u diskutua edhe nëse indiferentizmi i shqiptarëve ndaj besimit, i ardhur si rezultat i rritjes së brezave pa edukatë fetare gjatë regjimit komunist, ka ndikuar në shtimin e tolerancës në Shqipëri. Për këtë, anëtari i KSHK-së, Z. Servet Gura, vuri në dukje se “panorama e bashkëjetesës fetare në Shqipëri nuk është fasadë, por realitet; është edhe më e bukur sa duket nga jashtë”, se “harmonia fetare në Shqipëri nuk është produkt i indiferentizmit fetar të shqiptarëve, ose i ateizmit të imponuar nga regjimi komunist, por është një bashkëjetesë ndërfetare e trashëguar ndër breza, pasi, – shtoi ai, – ndër vite, kleri fetar në Shqipëri ka punuar për të ndërtuar këtë harmoni dhe vijojmë të punojmë, me qëllim që t’ia lëmë trashëgimi edhe brezave të ardhshëm”.

 

Në vijim të aktiviteteve të zhvilluara gajtë kësaj vizite, delegacioni u prit edhe nga Kryetari i Bashksië së Dyseldorfit, Dr. Stephan Keller, i cili, në fjalën e tij përshëndetëse, u fokusua në rëndësinë e lirisë së fesë, që në Gjermani mbrohet me kushtetutë si pjesë e të drejtave themelore, duke nënvizuar se “njerëz nga të gjitha fetë dhe besimet mund të shpalosin këtu të lirë besimet e tyre”, dhe theksoi se kjo harmoni fetare jetohet lirisht në shoqërinë e tyre.

 

Ndër të tjera, delegacioni shqiptar ishte i ftuar të merrte pjesë në meshën solemne të mbajtur me rastin e festimeve të 800-vjetorit të qytetit të Bocholtit. Në këtë meshë, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, pati mundësinë të bënte një lutje për paqen dhe harmoninë në gjuhën shqipe, që u mirëprit nga besimtarët e krishterë dhe autoritetet politike më të larta të qytetit.

 

Gjithashtu, në vijim të aktiviteteve në këtë Land, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe delegacioni shqiptar vizituan xhaminë e Merkezit në qytetin e Duisburgut, e cila është kthyer në një atraksion si objekt, ku zhvillohen tryeza dialogu mes të gjithë besimeve fetare. Në bisedën e zhvilluar me drejtuesit e kësaj qendre, përfaqësuesit e delegacionit shqiptar shpalosën përvojën e respektimit dhe vlerësimit të të vërtetave të besimeve fetare, duke shprehur besimin se mbi këto baza funksionon vërtet paqësisht pa asnjë sforcim bashkejetesa fetare në Shqipëri.

 

Po ashtu, në vijim të aktiviteteve, delegacioni shqiptar zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e diasporës shqiptare në Landin e NRW-së. Në këtë land, i cili është më i madhi në Gjermani, janë pjesë aktive e jetës ekonomike e sociale rreth 130 mijë shqiptarë, të cilët me integrimin në shoqërinë gjermane, me arritjet dhe veprimtaritë e tyre, tregojnë dhe një herë se Europa ka vend për këdo që do të punojë dhe kontribuojë. Në kuadër të takimeve më diasporën shqiptare, delegacioni u mikprit në Klubin Ekonomik të familjes Destani në qytetin e  Dysserdolfit, ku zhvilloi dhe një takim me diplomatë të shteteve të ndryshme, të pranishëm në Gjermani.

Në këtë aktivitet, delegacioni shqiptar, në mënyrë të veçantë, u mirëprit dhe u shoqërua miqësisht nga Znj. Anduena Stephan, Konsulle e Nderit të Republikës së Shqipërisë në NRW; Z. Bekim Hoxha, Anëtar Bordi i Shoqatës IDEAL.

 

Duke theksuar rendësinë e vizitës, organizatorja e këtij eventi, Konsullja e Nderit të Republikës së Shqipërisë në North Rhine-Westphalia (NRW) të Gjermanisë, Anduena Stephan u shpreh se “për herë të parë në Landin e NRW-së mes kryetarëve të bashkive të qyteteve të Essenit, Bocholtit, Duisburgut dhe Dysseldorfit, me një përqendrim të lartë të diasporës, Komiteti Shtetëror për Kultet dhe përfaqësues të bashkësive fetare nga Shqipëria patën mundësi të komunikonin për këtë vlerë të shtuar shqiptare, që ne e kemi përditë mes nes

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Simpoziumin me temë: “Harmonia fetare dhe toleranca, një vlerë e shtuar shqiptare në Europë”.
Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Simpoziumin me temë: “Harmonia fetare dhe toleranca, një vlerë e shtuar shqiptare në Europë”.
Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Simpoziumin me temë: “Harmonia fetare dhe toleranca, një vlerë e shtuar shqiptare në Europë”.