Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku mbajti një fjalë përshëndetëse në Konferencën “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku mbajti një fjalë përshëndetëse në Konferencën “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”.

16 shkurt 2023

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku mori pjesë sot në Konferencën “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”, në kuadër të një projekti të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim dhe me financim të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Me këtë rast, në fjalën e tij, Kryetari i KSHK-së, z. Klodjan Bulku foli për domosdoshmërinë e përgatitjes dhe angazhimit të shoqërisë dhe veçanërisht të brezit të ri, si motor i saj, që “vetëm me besim të drejtë dhe dinjitet në vlera të larta humane, i bën ballë çdo sfide dashakeqe në të ardhmen”.

“Për një qëndrueshmëri solide të një shoqërie produktive dhe gjithëpërfshirëse, – vijoi më tej z. Bulku, – duhet forcuar imuniteti i komuniteteve lokale, në zonat e thella ku informacioni mungon ose mund të keqpërdoret me lehtësi dhe dukuritë ekstremiste me bazë fetare por jo vetëm, është më e lehtë të gjejnë përkrahje. Prandaj, për parandalimin e këtyre fenomeneve duhet punuar fort veçanërisht me brezin e ri, që janë e ardhmja e çdo shoqërie”.

Në këtë veprimtari të zhvilluar në ambientet e “Hotel Tirana”, mbajtën fjalën e tyre Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, Zëvendësambasadori i SHBA-së, z. Demian Smith, Zëvendësministrja e Brendshme, znj. Romina Kuko, Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Denion Meidani.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe mjaft të rinj, me të cilët u diskutua mbi një sërë tematikash aktuale mbi rëndësinë e e bashkëjetesës fetare në shoqërinë shqiptare, shmangien e çdo lloj forme të ekstremizmit dhe promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis të rinjve.