Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku priti një grup studentësh të Universitetit të “New York”-ut.

takim me studentet

Tiranë, më 10 shkurt 2023

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku priti një grup studentësh të Universitetit të “New York”-ut.

 

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku, së bashku me anëtarët e Institucionit, priti një grup studentësh të Universitetit të “New York”-ut në Tiranë. Në këtë takim, studentët shoqëroheshin nga pedagogia e tyre, znj. Mikela Gjapi.

Pasi u njohën me punën dhe rolin e KSHK-së, mbështetjen e vazhdueshme institucionale për vijimësinë e marrëdhënieve të ndërsjella shtet – fe, studentët shfaqën interes të veçantë për njohjen e situatës aktuale fetare në vend, duke shtruar mendime të frytshme të rëndësisë së bashkëjetesës fetare në Shqipëri, në rajon e më gjerë.

Më tej, bashkëbiseduesit ndanë përvoja të ndryshme mbi çështje të fesë, të harmonisë fetare dhe të rëndësisë e garantimit të lirisë së besimit, e mirëkuptimit dhe tolerancës ndërfetare në Shqipëri.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku priti një grup studentësh të Universitetit të “New York”-ut.