Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, la një shënim në Librin e Ngushëllimeve, në Nunciaturën Apostolike e Vatikanit në Shqipëri, për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

24 prill 2025

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, vizitoi sot Nunciaturën Apostolike të Vatikanit në Tiranë, ku u prit nga i Ngarkuari me Punë i Selisë së Shenjtë, Imzot Ionuţ Paul Strejac.

Në këtë vizitë, Kryetari i KSHK-së, pasi shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së tij, Papa Françesku, vlerësoi lart figurën dhe punën e Tij të jashtëzakonshme, si një Papë i njerëzve të thjeshtë, i mëshirës, shpresës, paqes e dashurisë, si dhe i miqësisë së veçantë të shqiptarëve, duke kujtuar me këtë rast thënien e Papa Françeskut: “Shqipëria nuk ka vetëm harmoni fetare, ajo ka dhe harmoni vëllazërore”.

Në fund të vizitës, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, la një shënim në Librin e Ngushëllimeve, duke dëshiruar përjetësi për shpirtin e të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

IMG-20250428-WA0003