Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku priti në një takim zyrtar sot Shefin e Njësisë për Evropën në Zyrën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit (IRF) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Z. Michael Dozler dhe Zyrtaren e Politikave në Zyrën e IRF-së, Znj. Sonia Fernandez.

1 prill 2025

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku priti sot në një takim zyrtar Shefin e Njësisë për Evropën në Zyrën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit (IRF) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Z. Michael Dozler, Zyrtaren e Politikave në Zyrën e IRF-së, Znj. Sonia Fernandez, si dhe dy punonjës të Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, në mjediset e Institucionit.

Pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Bulku shprehu falenderimet e tij lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e SHBA-ve, si dhe Departamentin Amerikan të Shtetit, përsa i përket çështjeve që lidhen me lirinë e besimit në Shqipëri. Ai bëri një prezantim të shkurtër të rolit dhe detyrave kryesore që mbulon Komiteti dhe theksoi rolin e rëndësishëm që ka ky institucion si një hallkë lidhëse, midis qeverisë shqiptare dhe bashkësive fetare, organizatave me karakter humanitaro-fetar që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke nënvizuar angazhimin dhe bashkëpunimin e ngushtë të Komitetit me këto organizma, brenda kuadrit dhe kompetencave ligjore institucionale.

Z. Michael Dozler, pasi falenderoi Kryetarin e KSHK-së për pritjen, bëri një prezantim të shkurtër të punës që kryen Zyra Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit, dhe qëllimit të vizitës së tij në Shqipëri, në kuadër të mbledhjes së informacioneve paraprake nga bashkësitë fetare dhe institucionet përgjegjëse që trajtojnë çështjet e lirisë së besimit, që më pas do të shërbejnë për hartimin e raportit të DASH-it, mbi lirinë e besimit në Shqipëri.

en_USEnglish