Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetarja e KSHK-së, znj. Loreta Aliko mbajti një fjalë përshëndetëse në Konferencën Ndërkombëtare mbi Studimet Islame, me temë: “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”.

10 janar 2019 – Tiranë

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko mori pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Studimet Islame (ISCON), e cila u zhvillua në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe me Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane. 

Konferenca me temë: “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”, mblodhi së bashku studiues nga vende të ndryshme të botës, akademikë, përfaqësues të institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe studentë.

Në fjalën e saj, Kryetarja e KSHK-së, znj. Loreta Aliko, vuri në dukje se gratë përfaqësojnë një kontingjent të çmuar për çdo sistem politiko-ekonomik, për vetë bagazhin e tyre intelektual, për intuitën e natyrshme që mbartin, për energjitë e pashtershme që posedojnë, duke theksuar më tej se fuqizimi i gruas mbetet parësor për zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse dhe për përshpejtimin e rritjes ekonomiko-sociale të vendit.

Konferenca Universiteti Beder 10 janar 2019
 

Bulevardi “Zogu I”, Nd. 9, H. 4, Ap. 7, 1016, Tiranë

E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
             E Premte: 08:00 – 14:00
Aktivitetet
Konferenca II Ndërkombëtare mbi Studimet Islame