PËRMBAJTJA
1) SI PËRDOREN INFORMACIONET TUAJA NGA KSHK
2)
PERSONAT QË PARAQESIN NJË KËRKESË/ANKESË PRANË KSHK
3) VIZITORËT E FAQES SONË TË INTERNETIT
KSHK nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë të përdorë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Komiteti Shtetëror për Kultet nuk grumbulln nga kjo faqe ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çfarëdo burimi që të vijë.
Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Kërkimi është bërë i mundur nga një pjesë hardware (një ‘aplikacion’ kërkim) që furnizohet nga Google dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkimet trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë, duke përfshirë vetë Google.
Nëse ne të ardhmen, do të grumbullohen informacione për identifikimin personal nëpërmjet faqes sonë të internetit, kjo do të njoftohet paraprakisht, duke qartësuar qëllimin dhe mënyrat e identifikimit.
5) TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE ISH PUNONJËSIT E KSHK
6) AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE DHE PËRHAPJA E TYRE
7) NDRYSHIMET NË NJOFTIMIN MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
9) POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT
KSHK merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.
Stafi i Komitetit Shtetëror Për Kultet i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua japë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. KSHK vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. KSHK monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet në lidhje me sigurinë.