PËRMBLEDHJE
Projekti studimor me temë: “Marrëdhëniet shtet–fe në nivel lokal”, u ndërmorr me iniciativën e Komitetit Shtetëror për Kultet, nisur nga indiciet e mbledhura në takimet e shumta me përfaqësues të ndryshëm lokalë.
Mbledhja e informacionit është realizuar 1) me zhvillimin e bisedave paraprake me drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare, dhe 2) me zhvillimin e intervistave me punonjësit/klerikët për marrëdhëniet ndërmjet pushtetit lokal dhe bashkësive fetare.
Ky studim pasqyron gjendjen aktuale të marrëdhënieve shtet–fe, pa asnjë influencë me karakter politik apo fetar, me qëllim:
Faza e dytë e projektit mbulon Shqipërinë e Jugut, dhe përfshin qarqet Gjirokastër, Vlorë, Berat e Korçë, 25 bashkitë dhe 102 njësitë administrative të tyre
PESËMARRËSIT
Në studim morën pjesë 210 përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe fetare. Demografia e pjesëmarrësve është si në diagramat që vijojnë.
Shpërndarja sipas Qarqeve
Shpërndarja sipas Institucionit*
Shpërndarja sipas Gjinisë
* Shpërndarja e numrit të pjesëmarrësve reflekton shpërndarjen e përgjithshme të punonjësve shtetërorë në krahasim me bashkësitë ose organizatat fetare dhe që gjen shpjegim jo vetëm për nga forma organizative e bashkësive fetare/shoqatave, por edhe nga mënyra e tyre e punës.
NJOHURITË LIGJORE
Rezultati i pyetësorit mbi të drejtat fetare të garantuara nga Kushtetuta, marrëveshjet e nënshkruara midis shtetit dhe bashkësive fetare dhe Ligjit për OJF-të.
Njohuritë mbi bazën ligjore nuk mishëronin nivelin më të lartë të pritshmërive, gjë që reflektohet jo vetëm tek punonjësit e administratës, por edhe tek përfaqësuesit e bashkësive fetare. Kishte mungesa të theksuara të njohjes së Kushtetutës, të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare, si dhe të ligjit nr. 8788, dt. 07.05.2011 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, mungesa që fillimisht nuk të ishin kaq të dukshme, pasi baza ligjore konsiderohet se njihet mirë nga të dyja palët që operojnë në çështjet fetare.
NJOHURITË MBI BASHKËSITË/SHOQATAT FETARE
Pjesëmarrësit u pyetën për numrin e bashkësive fetare dhe të shoqatave fetare që veprojnë në zonën e tyre.
Pushteti vendor dhe bashkësitë fetare rezultojnë të mos kenë njohuri të sakta mbi numrin e bashkësive fetare apo shoqatave fetare që veprojnë në zonën e tyre.
Për këtë arsye, shihet e rekomandueshme që ata të shtojnë bashkëpunimin mes tyre dhe të vlerësojnë në mënyrën e duhur shërbimet që ofron secila palë.
Mbi të gjitha, ky bashkëpunim nuk duhet kufizuar vetëm në rastet e festave apo të nevojave të rastit të secilës palë, përkundrazi, veprimtaria e tyre duhet ndërthurur e zgjeruar gjer tek elemente që prekin drejtpërdrejt problemet e përditshme të qytetarëve, duke kontribuar kështu edhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre.
Institucionet shtetërore duhet t’i ftojnë përfaqësuesit e bashkësive/shoqatave fetare në takimet që ata zhvillojnë dhe t’i shndërrojnë këta të fundit në aktorë, duke vendosur fokusin tek komuniteti ku jetojnë.
PERCEPTIMI I MARRËDHËNIEVE SHTET-FE
Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe ata të bashkësive/shoqatave fetare u pyetën, veçmas, mbi perceptimin e marrëdhënieve me palën tjetër. Është interesant fakti që përgjigjet e tyre ishin gati të identike, si me poshtë.
Perceptimi i Institucioneve
Shtetërore
Perceptimi i Institucioneve
Fetare
Zgjidhja e Problemeve
të Ngritura
Shumica e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve i konsiderojnë marrëdhëniet me palën tjetër si “Bashkëpunuese”, gjë që flet për bashkëpunim të mirë mes tyre.
Një pjesë e vogël e të intervistuarve i konsiderojnë ato si marrëdhënie “kortezie”, ndërsa vetëm një pakicë i konsiderojë ato si të dobta.
Numri i problemeve të ngritura nga shoqatat/bashkësitë fetare rezulton të jetë jo shumë i lartë. Më të shumtën e herëve problemet kanë gjetur zgjidhje (75%), por institucionet shtetërore duhet t’i trajtojnë rastet e tilla më me përparësi dhe në kohën e duhur.
Trajtimi me seriozitetin e duhur i këtyre çështjeve nga organet e pushtetit vendor do të çojë në shmangien e radhëve të gjata nëpër dyer administratash.
SHMANGJA E DISKRIMINIMIT/FAVORITIZMAVE
Shumë pozitiv është fakti që bashkësitë fetare/shoqatat nuk ndihen të diskriminuara e as të favorizuara nga institucionet shtetërore. Përfaqësuesit e bashkësive fetare/shoqatave shprehen se funksioni që ata ushtrojnë nuk ka ndikuar që të shihen “me sy tjetër”, por as të marrin ndonjë trajtim të veçantë.
REKOMANDIME