Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet mban një fjalë përshëndetëse në Konferencën shkencore për vendosjen e Qendrës Botërore Bektashiane në Shqipëri.
24 nëntor 2021
Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet mban një fjalë përshëndetëse në Konferencën shkencore për vendosjen e Qendrës Botërore Bektashiane në Shqipëri.
Me ftesë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku dhe anëtari i këtij institucioni, z. Lirim Neziraj, morën pjesë sot në Konferencën shkencore për vendosjen e Qendrës Botërore Bektashiane në Shqipëri, në ambientet e Selisë së Shenjtë Bektashiane.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i KSHK-së vuri në dukje vlerat e rëndësishme të bektashizmit, mesazhet e bujarisë, humanizmit dhe ndihmës për nevojtarët, pa harruar ruajtjen e vlerave kombëtare. Duke përfaqësuar sot Komitetin Shtetëror për Kultet, si institucionin e vetëm që bashkërendon marrëdhëniet midis shtetit dhe fesë, z. Bulku përcolli gjithashtu mesazhin që angazhimi institucional do të vazhdojë të jetë i gjithanshëm, që këto marrëdhënie të jenë sa më të konsoliduara, në të mirë të paqes, respektit dhe sinqeritetit.
Në këtë event të rëndësishëm, merrnin pjesë krerë të besimeve fetarë të Shqipërisë, historianë e teologë të njohur nga vendi e hapësirat mbarëshqiptare, personalitete shtetërore dhe besimtarë të shumtë.