Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në pelegrinazhin “Ditët e Tomorrit”.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në pelegrinazhin “Ditët e Tomorrit”.

21-23 gusht 2022

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në pelegrinazhin “Ditët e Tomorrit”.

Me rastin e Festës së Shenjtë të Bektashinjve, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku, së bashku me anëtarët Lirim Neziraj e Artan Kosti, mori pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në Malin e Tomorrit.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryetari i KSHK-së u shpreh se “kur sheh të mbledhur pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Rajoni e Bota, bektashinj dhe jo vetëm, kupton se sa e rëndësishme është të jesh i ndriçuar nga këto vlera, të cilat duhet t’ja përcjellim edhe brezave për të ardhmen, për tu bërë më të mirë për veten, familjen dhe vëndin e tyre”.

Gjithashtu, Kryetari Bulku vuri në dukje ndër të tjera, se “shteti shqiptar, në vazhdimësi ka mbështetur dhe do të mbështesë veprimtari të tilla fetare duke treguar kujdes të veçantë për aksesin e objekteve të kultit që kanë një rëndësi më të madhe, veçanërisht në vende ky kryhen pelegrinazhe fetarë, dëshmi e së cilës është edhe kjo rrugë që të sjell deri këtu”.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm të përcjelljes së vlerave të vyera të besimit fetar, përshëndeti Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryetari i Bashkisë Çorovodë, Adriatik Mema, si dhe të ftuar të tjerë, duke dhënë mesazhe paqeje, bekimi, tolerance e harmonie fetare. Të pranishëm në pelegrinazhin e Tomorrit ishte Prefektja e Qarkut Berat, Znj. Valbona Zylyftari, drejtues të zonës, si dhe besimtarë e banorë të shumtë.