Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku mori pjesë në ceremoninë e nderimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame, Z. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, me titullin “Doctor Honoris Causa”.

17 shkurt 2024

Tiranë

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, së bashku me Anëtarin e Institucionit, Z. Servet Gura, mori pjesë sot në ceremoninë e vlerësimit me titullin “Doctor Honoris Causa” të Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame, Z. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, nga Kolegji Universitar “Bedër”, në Tiranë.

Në këtë veprimtari të rëndësishme të nderimit të personalitetit dhe kontributit të vyer të Dr. el-Isa në fushën e bashkëjetesës, paqes, humanizmit dhe dialogut, Rektori i KU, Z. Sinani, në emër të senatit akademik, i akordoi Dr. el-Isa titullin e lartë “Honoris Causa”, me motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e kulturës së tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, si dhe rolin aktiv në inkurajimin dhe mbështetjen e programeve dhe nismave humanitare në mbarë botën”.

Pasi falenderoi për vlerësimin e veçantë, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Z. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, shprehu përkushtimin dhe angazhimin e mëtejshën për të vijuar misionin e konsolidimit dhe promovimit të paqes në të gjithë botën, si dhe theksoi rëndësinë edukative të institucioneve arsimore tek brezat e rinj, me frymën e vlerave morale universale. Duke çmuar bashkëjetesën fetare në Shqipëri, mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare, Dr. el-Isa nënvizoi faktin se “falë dialogut ndërkulturor dhe jashtë çdo ideologjie të devjiuar do të arrihen rezultate dhe suksese në të gjitha aspektet e jetës së përditshme”.

Në këtë ceremoni të zhvilluar në mjediset e Kolegjit Universitar “Bedër”, ishin të pranishëm: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Bujar Spahiu, Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Z. Fajsal Gazi Hifdhi, ambasadorë, drejtues të Kolegjit, myftinj, imamë, si dhe mjaft studentë.