Komiteti Shtetëror për Kultet

Anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Servet Gura dhe Z. Lirim Neziraj morën pjesë në takimin e dialogut ndërfetar, në Qendrën Mariandale në Ossining, New York.

13-18 maj 2025

Nju Jork

SHBA

Anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Servet Gura dhe Z. Lirim Neziraj morën pjesë në takimin e dialogut ndërfetar, në Qendrën Mariandale në Ossining, New York.

 

Anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Servet Gura dhe Z. Lirim Neziraj, morën pjesë në takimin e dialogut ndërfetar, i cili u mbaj në selinë e ‘Domenican Sisters of Hope‘, të vendosur në Qendrën Mariandale në Ossining, New York.

Iniciativa “The Three Amigos”, e themeluar nga imami shqiptar Z. Gazmend Aga, përfaqëson një model të suksesshëm të dialogut ndërfetar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është themeluar dhe zhvillohet në shtetin e Connecticut, kryesisht në zonat Waterbury dhe Southbury. Aktiviteti përfshin tre udhëheqës fetarë të përkushtuar ndaj promovimit të bashkëjetesës ndërfetare: Imamin shqiptar Gazmend Aga, Monsinjorin Joseph Donnelly dhe Rabinin Eric Polokoff. Imam Gazmend Aga është një figurë e njohur në komunitetin shqiptar dhe mysliman në SHBA, me eksperiencë të mëparshme si Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Kjo nismë ka për qëllim inicimin dhe nxitjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet feve abrahamike përmes dialogut të hapur, ndarjes së përvojave shpirtërore dhe thellimit të vlerave të përbashkëta. Aktivitetet e organizuara nga kjo treshe klerikësh të besimeve të ndryshme, përfshijnë takime publike, reflektime të përbashkëta, seminare mbi temat thelbësore të traditave fetare dhe ngjarje komunitare në ambiente të ndryshme fetare si xhami, kisha dhe sinagoga. Në këtë kuadër, takimi i radhës, ku ishin të ftuar dhe përfaqësuesit e KSHK-së, u mbaj në Qendrën Mariandale, e cila po ashtu, është e njohur për organizimin e aktiviteteve ndërfetare dhe shpirtërore, siç ishte dhe “The 20th Annual Interreligious Service Celebrating World Interfaith Harmony”, e zhvilluar më 4 shkurt 2024 .

Në këtë takim, ku ishte e pranishme një audiencë e gjerë e përbërë nga personalitete të larta civile dhe figura të rëndësishme shoqërore, përfaqësuesit e KSHK-së paraqitën një prezantim, i cili u fokusua në rëndësinë e garantimit të lirisë së besimit dhe shprehjes, ndërtimit të marrëdhënieve shtet-fe, dhe modelin e bashkëjetetesës ndërfetare shqiptare si një model i rëndësishëm për botën. Prezantimi u mirëprit nga të pranishmit, i cili vijoi me një bashkëbisedim me të pranishmit në formën e pyetje-përgjigjeve, në fokus të të cilit u vendosën themelet për ndërtimin e urave të qëndrueshme bashkëpunimi mes palëve pjesëmarrëse, duke shprehur vullnetin dhe angazhimin për të intensifikuar bashkëpunimin në të ardhmen, në fusha me interes të përbashkët, si dhe në drejtim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e promovimit të modelit të harmonisë fetare shqiptare, të cilat pritet të konkretizohen në periudhën në vijim.

*          *          *

Gjithashtu, anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet Z. Servet Gura dhe Z. Lirim Neziraj, në përfundim të vizitës zyrtare patën mundësinë të shihnin nga afër objekte të ndyshme kulti, siç ishte ajo në Kishën e Shën Patrikut dhe në Trinity Church Wall Street.

Anëtarët e Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Servet Gura dhe Z. Lirim Neziraj morën pjesë në takimin e dialogut ndërfetar, në Qendrën Mariandale në Ossining, New York.