Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe anëtarja, Znj. Erinda Jova, morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit të Imzot Simon Kulli.

2 dhjetor 2025

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe anëtarja, Znj. Erinda Jova, morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit të Imzot Simon Kulli.

 

Dioqeza e Sapës, pas tre ditë nderimi, lutjesh dhe homazhesh, i dha sot lamtumirën e fundit Bariut të saj, Imzot Simon Kulli.

Në këtë ceremoni mortore morën pjesë Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe anëtarja, Znj. Erinda Jova, të cilët vlerësuan veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë me Imzot Kullin përgjatë takimeve të Komisionit Ad Hoc, ku çdo herë dëshmonte urtësinë dhe përgjegjshmërinë e Tij, si dhe respektin e thellë ndaj jetës, shërbesës dhe kontributit që Imzot Simon Kulli shpalosi në komunitetin e Sapës dhe më gjerë.

Mesha e Salikimit u mbajt në Katedralen “Shën Tereza e Kalkutës” udhëhequr nga Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta.

Nderuan me praninë e tyre, Hierarkia më e lartë e Kishës në Shqipëri, i ngarkuari me punë në Nunciaturën Apostolike në Shqipëri, Mons. Ionuţ Paul Strejac, Ipeshkvinjtë e trevave shqiptare të Kosovës dhe Malit të Zi, Ipeshkvinjë nga Italia dhe Kroacia, Meshtarë e motra, familja e tij e gjakut, autoritete vendore dhe lokale, miq e dashamirës të ipeshkvit.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe anëtarja, Znj. Erinda Jova, morën pjesë në lamtumirën e fundit të Imzot Simon Kulli.