Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe anëtarja, Znj. Florida Jahollari zhvilluan një takim në mjediset e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

17 dhjetor 2025

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe anëtarja, Znj. Florida Jahollari zhvilluan një takim në mjediset e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

 

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku zhvilloi sot një takim pune në ambientet e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë (VUSH), ku shoqërohej nga anëtarja e Komitetit, znj. Florida Jahollari, e cila ndjek marrëdhëniet me VUSH.

Pasi uroi Kryetarin e ri të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Z. Erion Sylari, për detyrën e re e të rëndësishme në krye të komunitetit të krishterë ungjillor, vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur bindjen në vijimësinë e forcimit të marrëdhënieve institucionale në funksion të dialogut fetar dhe të vlerave kulturore shqiptare.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Alesio Sema u theksua gjithashtu fryma e përbashkët e respektit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke dëshmuar vullnetin e ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe anëtarja, Znj. Florida Jahollari zhvilluan një takim në mjediset e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.