Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku ishte i ftuar në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Misioni i OSBE në Maqedoninë e Veriut, për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e parandalimit dhe kundërvënies ndaj radikalizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm

15-16 prill 2026
Tushemisht

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, së bashku me Anëtarin, Z. Servet Gura, morën pjesë në takimin dy-ditor të organizuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Misioni i OSBE në Shkup, në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), në Tushemisht.

Objektiv kryesor i bisedimeve dypalëshe ishte forcimi i komunikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar midis palëve të interesuara të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në parandalimin dhe reagimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit online. Më konkretisht, në këtë tryezë të përbashkët u diskutuan çështje të situatës aktuale të bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e P/KEDHT, të identifikimit të sfidave kryesore, përfshirë ato që lidhen me radikalizimin online, të shkëmbimit të përvojave mbi riintegrimin dhe rehabilitimin e shtetasve të riatdhesuar nga zonat e konfliktit, të evidentimit të praktikave të mira të qasjeve ndërinstitucionale dhe gjithëpërfshirëse, veçanërisht rolin e Këshillave Vendor të Sigurisë Publike për përfshirjen edhe të të rinjve dhe grave, si dhe të eksplorimit të mundësive konkrete për ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen.

Duke u bazuar në bashkëpunimin ekzistues dhe aktivitetet e mëparshme të OSBE-së, tryeza e rrumbullakët pati si synim thelbësor forcimin e mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkufitar midis autoriteteve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe aktorëve të shoqërisë civile në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit online.