Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe Anëtarët e Komitetit, morën pjesë në Audiencën e Përgjithshme me Shenjtërinë e Tij, Papa Leoni XIV.
3 qershor 2026
Vatikan
Delegacioni i Komitetit Shtetëror për Kultet, i përbërë nga Kryetari, Z. Klodjan Bulku dhe Anëtarët: Znj. Erinda Jova, Znj. Valbona Duri, Znj. Florida Jahollari, Z. Lirim Neziraj dhe Z. Servet Gura, mori pjesë në Audiencën e Përgjithshme të organizuar nga Selia e Shenjtë, me praninë e Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV.
Ky aktivitet përbënte një moment të rëndësishëm institucional, duke reflektuar vlerësimin e ndërsjellë dhe respektin reciprok ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Selisë së Shenjtë.
Në përfundim të audiencës, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe Anëtarët, patën mundësinë të prezantoheshin dhe të shkëmbenin një përshëndetje të shkurtër me Shenjtërinë e Tij, Papa Leoni XIV, duke përcjellë vlerësimin për rolin e Selisë së Shenjtë në promovimin e dialogut, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve dhe komuniteteve fetare.
Pjesëmarrja në audiencë përforcoi dimensionin diplomatik të vizitës dhe kontribuoi në afirmimin e angazhimit të Shqipërisë për promovimin e dialogut, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve fetare.
Mundësia për një prezantim dhe përshëndetje të drejtpërdrejtë me Shenjtërinë e Tij, Papa Leoni XIV, i dha vizitës së Delegacionit të Komitetit një vlerë të veçantë institucionale dhe simbolike. Gjithashtu, ajo shërbeu për të evidentuar rolin pozitiv të Shqipërisë në promovimin e harmonisë fetare në nivel ndërkombëtar.