Komiteti Shtetëror për Kultet

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

1) HYRJE
    Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, është përgatitur programi i transparencës i Komitetit Shtetëror për Kultet.
    Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).
    Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës KSHK ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI.
    KSHK angazhohet të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së KSHK, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.KSHK.gov.al . Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.
    Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program. (Pika IV)*
2) PARIME TË PËRGJITHSHME
    Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KSHK janë:
    1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
    2. Angazhimi i publikimit maksimal të të dhënave: KSHK ushtron funksione publike, për rrjedhojë, informacioni që përcillet nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KSHK dhe përkatësisht; VKM nr. 459, datë 23.09.1999, i ndryshuar.
    4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
    5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (KDIMDP).
    6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
    7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
      • – i plotë;
      • – i saktë;
      • – i përditësuar;
      • – i thjeshtë në konsultim;
      • – i kuptueshëm;
      • – lehtësisht i aksesueshëm;
      • – i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
3) INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
    Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KSHK vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.KSHK.gov.al kategoritë e mëposhtme të informacionit:
    • Strukturën organizative të autoritetit publik;
    • Tekstet e plota të VKM–ve që lidhen me rolin dhe misionin e institucionit, të marrëveshjeve që janë ratifikuar mes Këshillit të Ministrave dhe Bashkësive Fetare, Ligjin dhe VKM -të mbi financimin e tyre.
    • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim.
    • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
    • Të dhëna për arsimin, kualifikimet, strukturat e pagave për nëpunësit dhe mënyrat e përzgjedhjes së tyre.
    • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
    • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e liçencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e liçencuara;
    • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkuruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006 “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
    • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
    • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Autoritetit Publik, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.
4) PUBLIKIMI
    Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KSHK vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.KSHK.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
5) MONITORIMI
    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, duke përfshirë dhe KSHK, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
6) TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË KSHK
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/ Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Punonjësi përgjegjës
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik
Neni 7/1/a/d
Struktura organizative:
Kryetari
Anëtarët
Organigrama
Pas botimit në fletoren zyrtare
Në faqen zyrtare, në rubrikën "Kreu"
Specialisti që mbulon edhe burimet njerëzore
Të dhënat për arsimin, kualifikimin, përzgjedhjen dhe nivelin e pagave të punonjësve
Neni 7/1/a/d
Struktura organizative:
Organigrama
Pas emërimit të punonjësve
Në faqen zyrtare, në rubrikën "Kreu"
Specialisti që mbulon edhe burimet njerëzore
Baza Ligjore, dokumente politikash institucionale, etj.
Neni 7/1/b
Legjislacioni shqiptar mbi fenë, VKM të ndryshme mbi KSHK dhe financimin, marrëveshje mes shtetit dhe bashkësive fetare, raporte vjetore
Pas botimit në fletoren zyrtare; pas miratimit të titullarit; etj.
Në faqen zyrtare, në rubrikën "Baza Ligjore"
Specialisti që mbulon aspektet juridike
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit
Neni 7/1/ç
KPDI: Znj. Nertila Goga
Adresa: Blv. Zogu I, Nd.9, H.4, Ap.7, 1016 Tiranë;
Tel: +355042227131;
e-mail: nertila.goga@kshk.gov.al
Orari i punës:
e hënë – e enjte: ora 08:00-16:30
e premte: ora 08:00-14:00
Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit
Në këtë faqe, si dhe në fund të çdo faqeje të këtij website
Koordinatori Për të Drejtën e Informimit (KPDI)
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të përzgjedhjes së punonjësve
Neni 7/1/d
Sipas VKM–ve në fuqi për funksionimin e KSHK–së
Pas botimit në fletoren zyrtare
Në faqen zyrtare, në rubrikën "Baza Ligjore"
Specialisti që mbulon edhe burimet njerëzore
Buxheti
Neni 7/1/e
Buxheti / Raporte
Pas miratimit të buxhetit vjetor
Në rubrikën “PT”, zëri “Raporte Vjetore”
Specialisti i financës
Informacion për procedurat e prokurimit
Neni 7/1/ë
Regjistri i Prokurimeve
Pas dorëzimit të Regjistrit të Prokurimeve
Në rubrikën “PT”, zëri “Raporte Vjetore”
Specialisti i financës
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.
Neni 7/1/i
Tabelë për kërkesat dhe trajtimet e tyre
Pas miratimit të "PT"
Në rubrikën “PT”, zëri “Regjistri”
Koordinatori Për të Drejtën e Informimit (KPDI)