Prokurimet publike për vitin 2020
Në bazë të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, më poshtë tabela me listën e kontratave, shumën e kontraktuar pa TVSH, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve
Nr. | Lista e kontratave | Shuma e kontraktuar pa TVSH | Pala kontraktuese | Përshkrimi i Shërbimit |
---|---|---|---|---|
1 | Kontratë shërbimi | 81.920 | Agjensia e Abonimit te Shtypit | Abonimi vjetor në shtypin vendas |
2 | Kontratë furnizimi | 57.740 | Egian Med | Blerje doreza, sapun për duar, xhel dezinfektues, alkool dhe pastrues për sipërfaqe |
3 | Kontratë shërbimi | 24.000 | Xhovan Gjini | Larje automjeti |
4 | Kontratë furnizimi | 55.000 | AN&RA | Materiale mbrojtëse personale |
5 | Kontratë furnizimi | 216.500 | A & T | Blerje karburanti |
6 | Kontratë shërbimi | 142.000 | Clean Fast | Shërbime pastrimi për zyrat |
Raport për zbatimin dhe monitorimin e kontratave për vitin 2020
Me anë të këtij raporti, Komiteti Shtetëror për Kultet informon mbi efektivitetin e zbatimit dhe monitorimit të kontratave, duke u mbështetur në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, VKM-së nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, akteve të tjera ligjore e nënligjore të Agjensisë së Prokurimit Publik.
Më konkretisht, në bazë të nenit 77, të VKM-së nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, Komiteti Shtetëror për Kultet, si autoritet kontraktor ka monitoruar zbatimin e kontratave të realizuara gjatë vitit 2020 dhe ka mbajtur procesverbale gjatë kontrolleve të kryera sistematikisht, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi.
Gjatë zbatimit të kontratës, autoriteti kontraktor mbikëqyr, nëpërmjet personit përgjegjës për prokurimin, veprimtarinë e kontraktorit, sipas kërkesave të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe kushteve të kontratës.
Gjatë vitit 2020, Autoriteti ynë Kontraktor ka realizuar 6 (gjashtë) kontrata me operatorë të ndryshëm ekonomikë, nëpërmjet procedurës së prokurimit me vlerë të vogël, sipas zërave të përcaktuar në Regjistrin e Parashikimit të Prokurimit Publik për vitin 2020.
Raport për zbatimin dhe monitorimin e kontratave për vitin 2021
Komiteti Shtetëror për Kultet informon mbi efektivitetin e zbatimit dhe monitorimit të kontratave, duke u mbështetur në Ligjin Nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, VKM-në Nr. 285, datë 19.5.2021 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, akteve të tjera ligjore e nënligjore të Agjensisë së Prokurimit Publik.
Më konkretisht, në bazë të gërmës “b” të nenit 23, pikës 2 dhe 3, të nenit 125, të Ligjit Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, pikës 5, 6, dhe 8, të nenit 107 dhe nenit 115 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, të Udhëzimit Nr. 8, datë 01.09.2021 “Mbi hartimin e Planit të Zbatimit të Kontratës” dhe udhëzimeve të tjera të APP-së, Komiteti Shtetëror për Kultet, si autoritet kontraktor kryen monitorimin e kontratave me operatorët eokonomikë përgjatë vitit 2021.
Gjatë zbatimit të kontratës, autoriteti kontraktor mbikëqyr, nëpërmjet personit përgjegjës për prokurimin, veprimtarinë e kontraktorit, sipas kërkesave të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe kushteve të kontratës.
Për vitit 2021, kontratat e Autoritetit tonë Kontraktor me operatorë të ndryshëm ekonomikë, nëpërmjet procedurës së prokurimit me vlerë të vogël, sipas zërave të përcaktuar në Regjistrin e Parashikimit të Prokurimit Publik, janë të pasqyruara në rubrikën: “Rregjistri i Realizimeve të Prokurimit Publik 2021”.
Raport për zbatimin dhe monitorimin e kontratave për vitin 2022
Me anë të këtij raporti, Komiteti Shtetëror për Kultet informon mbi efektivitetin e zbatimit dhe monitorimit të kontratave, duke u mbështetur në Ligjin Nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, VKM-së Nr. 285, datë 19.5.2021 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, akteve të tjera ligjore e nënligjore të Agjensisë së Prokurimit Publik.
Më konkretisht, në bazë të gërmës “b” të nenit 23, pikës 2 dhe 3, të nenit 125, të Ligjit Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, pikës 5, 6, dhe 8, të nenit 107 dhe nenit 115 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, të Udhëzimit Nr. 02, datë 18.03.2022 “Mbi raportimin e zbatimit të kontratës” dhe udhëzimeve të tjera të APP-së, Komiteti Shtetëror për Kultet, si autoritet kontraktor Komiteti Shtetëror për Kultet, si autoritet kontraktor, kryen monitorimin e kontratave me operatorët eokonomikë përgjatë vitit 2021.
Gjatë zbatimit të kontratës, autoriteti kontraktor mbikëqyr, nëpërmjet personit përgjegjës për prokurimin, veprimtarinë e kontraktorit, sipas kërkesave të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe kushteve të kontratës.
Për vitin 2022, kontratat e Autoritetit tonë Kontraktor me operatorë të ndryshëm ekonomikë, nëpërmjet procedurës së prokurimit me vlerë të vogël, sipas zërave të përcaktuar në Regjistrin e Parashikimit të Prokurimit Publik, janë të pasqyruara në rubrikën: “Rregjistri i Realizimeve të Prokurimit Publik 2022”.