Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku u prit sot nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani.

24 mars 2022

 

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku u prit sot nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani.

 

Në mjediset e Mitropolisë Korçë, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku zhvilloi sot një takim të parë prezantues me Hirësinë e Tij, Joani. Në këtë takim ishte i pranishëm Anëtari i Komitetit Shtetëror për Kultet z. Artan Kosti.

Gjatë bisedës, Kryetari i KSHK-së, z. Bulku shprehu gatishmërinë e tij institucionale për një bashkëpunim të ndërsjellë, bashkërendues e sa më të dobishëm, në dobi të besimtarëve ortodoksë në veçanti dhe shoqërisë në tërësi.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendime të përbashkëta mbi rëndësinë e garantimit të lirisë së besimit, e mirëkuptimit dhe tolerancës ndërfetare në Shqipëri.

Në vijim, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku pa nga afër disa kisha me statusin ‘Monument kulture’ të Vithkuqit, Voskopojës e Mborjes, në kuadër të rëndësisë së veçantë të ruajtjes së vlerave të objekteve të kultit.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku viziton Kryegjyshatën Botërore Bektashiane
Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku u prit sot nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani.​