Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku pritet në një takim zyrtar nga Presidenti i Dikasterit për Dialogun Ndërfetar në Vatikan, Shkëlqesia e Tij, Kardinali Miguel Angel Ayuso Guixot dhe personalitete të tjera në Selinë e Shenjtë.

26-27 nëntor 2023

Vatikan, Itali

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku pritet në një takim zyrtar nga Presidenti i Dikasterit për Dialogun Ndërfetar në Vatikan, Shkëlqesia e Tij, Kardinali  Miguel Angel Ayuso Guixot dhe personalitete të tjera në Selinë e Shenjtë.

Dita e parë e vizitës zyrtare të Kryetarit të Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, i shoqëruar nga anëtarja e Komitetit, Znj. Erinda Jova, nisi me takimin e përzemërt me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Znj. Majlinda Frangaj. Në këtë takim të rëndësishëm u diskutuan çështje të besimit fetar dhe të rolit kyç të institucioneve shtetërore në këtë drejtim.

*          *          *

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Bulku dhe anëtarja Znj. Jova, në ditën e dytë të vizitës zyrtare, zhvilluan takime me Presidentin e Dikasterit për Dialogun Ndërfetar në Vatikan, Shkëlqesinë e Tij, Kardinalin  Miguel Angel Ayuso Guixot, si dhe Sekretarin për Dialogun Ndërfetar Monsinjor Indunil J.Kodithuwakku – Vatikan, të cilët i informuan mbi kuadrin legjislativ të zbatimit të të drejtave të njeriut, veçanërisht atë të besimit fetar në Shqipëri, marrëdhëniet e shëndosha dhe përpjekjet e përbashkëta mes shtetit dhe bashkësive fetare në vend, si dhe klimën paqësore dhe të dialogut mes feve të ndryshme.

Nga ana e zyrtarëve të Dikasterit për Dialogun Ndërfetar pati interes të veçantë mbi aktivitetin dhe funksionimin e Komitetit Shtetëror për Kultet, kryesisht mbi dialogun ndërfetar në Shqipëri, si një shembull për vendet ku ka konflikte për shkak të feve.

Në përfundim, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodian Bulku i dhuroi Kardinalit Miguel Angel Ayuso Guixot, një portret të poetit të madh Gjergj Fishta, i realizuar me dheun e vendlindjes së tij, Fishtë.

Më pas përfaqësuesit e Komitetit u shoqëruan për një vizitë në Bazilikën e Shën Pjetrit, si dhe në Muzeun e Vatikanit.

Gjatë vizitës zyrtare, delegacioni i Komitetit u shoqërua nga Ambasadorja e Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Znj. Majlinda Frangaj.