Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, pritet nga Kryetarja e Komisionit Bullgar për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

08 qershor 2023

Sofje, Bullgari

 

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, pritet nga Kryetarja e Komisionit Bullgar për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

 

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, zhvilloi një takim me Kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi Ass. prof. Ana Dzhumalieva. Përveç stafit të KMD-së, në takim ishin të pranishëm Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Bullgari, Znj. Donika Hoxha, anëtarët e Komitetit, Z. Servet Gura dhe Znj. Erinda Jova, si dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Pas njohjes me veprimtarinë e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si organ i barazisë me kompetenca të gjera për mbrojtjen nga diskriminimi, u diskutua mbi çështje të ruajtjes së mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë në emër të një shoqërie humane, harmonike dhe tolerante, në të cilën do të respektohej e drejta e secilit për të shprehur besimin dhe fenë e tij.

Kryetarja e KMD-së, znj. Ana Djumalieva i sugjeroi Kryetarit të Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku lidhjen, në të ardhmen, të një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, për të cilin u ra dakord parimisht.

Më tej, Kryetari i KSHK-së dhe anëtarët e tij, të shoqëruar nga z. Djerasi, vizituan edhe disa objekte të kultit në Sofje: Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, Kishën e Shën Sofisë dhe Katedralen Kryesore “Aleksandër Nevski”. Qëllimi i këtyre vizitave ishte informimi mbi pasurinë kulturore fetare të këtyre zonave, takimet me klerin vendas, nëpërmjet të cilave, përfaqësuesit e KSHK-së u njohën nga afër me shkallën e lirisë së besimit për përmbushjen e misionit të tyre, nivelin e marrëdhënieve me shtetin, sfidat dhe iniciativat ndërfetare për ruajtjen e klimës paqësore në Bullgari.

Takimet zyrtare u përmbyllën me takimin e zhvilluar në Dioqezën e Sofjes me Ipeshkvin Dioqezan H.E. Hristo Proykov.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, pritet nga Kryetarja e Komisionit Bullgar për Mbrojtjen nga Diskriminimi.