Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” i ndryshuar (në vijim “LDI”), Komiteti Shtetëror për Kultet (në vijim “KSHK”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”), sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).
Informacioni në PT publikohet përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedimtë KSHK. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit KSHK vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga KSHK.
Nëse KSHK nuk ka/zotërn informacion pjesë përbërëse të PT, atëherë bën shënimin përkatës (psh: nuk ka informacion, nuk ofron shërbimin, etj,)
Komiteti Shtetëror për Kultet nuk ofron shërbime për publikun.
Komiteti Shtetëror për Kultet nuk harton akte ligjore/nënligjore, nuk bën politika publike dhe nuk kryen vendimmarrje.
Komiteti Shtetëror për Kultet nuk jep subvencione.
Shënim: KSHK vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.