Komiteti Shtetëror për Kultet

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Komiteti Shtetëror për Kultet (në vijim “KSHK”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). KSHK duhet të publikojë informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të KSHK. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit KSHK duhet të vlerësojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga KSHK.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, KSHK duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Komiteti Shtetëror për Kultet nuk ofron shërbime për publikun.

Komiteti Shtetëror për Kultet nuk harton akte ligjore/nënligjore, nuk bën politika publike dhe nuk kryen vendimmarrje.

  • Njoftimi dhe konsultimi publik (nuk ka)
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi (nuk ka)
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve (nuk ka)
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes (nuk ka)
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KSHK (nuk ka)
  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike (nuk ka)

Komiteti Shtetëror për Kultet nuk jep subvencione.

  • Subvencione të dhëna nga KSHK (nuk ka)
  • Kategoritë dhe format e subvencioneve (nuk ka)
  • Procedura për të përfituar subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim (nuk ka)
  • Procedura e ankimimit (nuk ka)
  • Kërkesat dhe përgjigjet (nuk ka)
  • Njoftime të ndryshme
  • Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil (nuk ka rekrutime)
  • Raporte
  • Publikime (nuk ka)
  • Statistika (nuk ka)
  • Projekte
  • Bashkëpunime, etj. (nuk ka)

Shënim: KSHK vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.