Komiteti Shtetëror për Kultet

PROJEKTE

• EVIDENCIMI I OBJEKTEVE TË KULTIT •

- në territorin e Republikës së Shqipërisë -

2016 - 2019

Një databazë e plotë dhe e detajuar mbi pozicionin gjeografik, (shoqëruar me koordinatat përkatëse) të objekteve të kultit, fotografi dhe informacione mbi to, të paraqitura në një “hartë dixhitale”, lehtësisht të konsultueshme nga institucionet shtetërore, bashkësitë fetare dhe  publiku i gjerë.

Harta dixhitale shfaq të dhënat në dy mënyra: vendndodhjen e objekteve dhe informacion mbi to, ose shpërndarjen e objekteve në territor.

Në databazën e hartës mund të kryhen kërkime të çdo lloji, duke përfshirë emrin e qarkut, qytetit, fshatit ose objektit të kultit, si dhe përkatësisë fetare apo të monumenteve të kulturës.

(Optimizuar për Desktop)

• MARRËDHËNIET SHTET – FE NË NIVEL LOKAL •

- FAZA I : Shqipëria e Veriut - 2019 -
- FAZA II : Shqipëria e Jugut - 2020 -
- FAZA III : Shqipëria e Mesme - 2021 -

Synimi i projektit është rritja e bashkëpunimit mes shtetit e bashkësive fetare për zgjidhjen e problemeve sociale, pasqyrimi i problematikave në realitetin lokal, dhe forcimi i njohurive legjislative dhe informacionit  në fushën e fesë, si nga përfaqësuesit shtetërorë, ashtu edhe nga ata fetarë.