8 shkurt 2020

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, dhe Anëtarja znj. Florida Jahollari, morën pjesë në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimit “Vlerat familjare”, e organizuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Në këtë mbrëmje kulturore, fitues i çmimit për vitin 2019, u shpall “Qendra e Shërbimeve Pro Pak Down Syndrome Albania”, për rolin e saj në mbështetje të familjeve me fëmijë me këtë sindromë, për të lehtësuar sadopak problematikat e tyre në përditshmërinë e tyre, si dhe për t’i bërë ata të aftë të integrohen në shoqëri. Aktiviteti vijoi me ekspozitën e pikturës të artistes Aubrie Mema, në qendër të së cilës ishte familja dhe dhe zanafilla e jetës.